MINISTRI LEKAJ: AUTOSTRADA E DUKAGJINIT PROJEKTI YNË I PËRBASHKËT

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën mori pjesë në dëgjimin publik me prizrenasit për autostradën e Dukagjinit, që shënon edhe fundin serisë së debateve publike për këtë projekt. Ministri Lekaj shtjelloi rëndësinë e këtij projekti madhor dhe u premtoi prizrenasve se të gjitha sugjerimet dhe propozimet e tyre do të merren parasysh dhe shqyrtohen me kujdes. I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, po ashtu tha se Prizreni si qytet historik do ta ketë gjithherë mbështetjen e institucioneve qendrore dhe ky projekt është dëshmia më e mirë për këtë. Pjesëmarrësit e këtij debati u informuan në detaje për projektin nga kompania projektuese, kurse me sugjerimet e tyre, dhanë kontributin në kompletim të projektit që ai të jetë sa më në shërbim të qytetit të tyre dhe zhvillimit të Kosovës. Ata u shprehën falënderues që për herë të parë u është dhënë mundësia të jenë pjesë e procesit projektues të një projekti kaq të rëndësishëm. Autostrada e Dukagjinit është projekti më i madh që po bëhet për lidhjen e Kosovës me korridoret pan evropiane. Kjo autostradë do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”. Autostrada e Dukagjinit do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë për katër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …