Ministri Lekaj bashkë më kryetarin Cacaj nisi ndërtimin e dy rrugëve të reja në fshatin Gllogjan të Deçanit  

Ministri i Infrastrukturës rrugore Pal Lekaj ka qëndruar të mërkurën në Deçan ku bashkë më kryetarin në detyrë të Deçanit Sami Cacaj dhe me bashkëpunëtorë kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugët Gazmend,  Agron dhe Arton Mehmetaj si dhe Shpend Malaj në fshatin Gllogjan të Deçanit. Në fillimin e punimeve ishte edhe Bacë Hilmi Haradinaj, familje të dëshmoreve dhe banorë të këtij lokaliteti. Se kjo rrugë ka qenë shumë e nevojshme për ndërtim e tha edhe kryetari në detyrë i Deçani Sami Cacaj, i cili tha se deri më tani nuk kemi arrit të sigurojmë mjetet e nevojshme, mbase kjo rrugë ka një kosto jashtëzakonisht të madhe dhe mundësit buxhetore kanë qenë të vogla e sot jam mese i lumtur që jam në mesin e familjeve të dëshmoreve bashka më ju Ministër dhe bashkëpunëtor të tjerë dhe po nisim punimet. Edhe Ministri Lekaj tha se kjo rrugë  është rrugë e cila ka histori sepse bartë emrin e tre Dëshmoreve të Kombit. Ne jemi të vendosur që realizimin e projekteve ta bëjmë pa ngjyrime politike, po ashtu jemi të vendosur të kemi investime të fuqishme në Deçan sepse deri më tani pak ka pasur investime nga Qeveria në këtë rajon. Ndryshe kjo rrugë në gjatësi 5740 metra bashkë më kanalin e ujitjes, kapë vlerën 364 mijë €, të ndara nga Ministria e Infrastrukturës Rrugore. Projekti për këtë rrugë është hartuar nga komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …