I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka arritur se fundi një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë për lëshimin e linjës ajrore. Pas kësaj, u paralajmëruan edhe hekurudhat. E për këtë temën e fundit, do të diskutohet këtë të hëne, ku pritet edhe të ketë marrëveshje. Mirëpo, kjo do të jetë veç sipas Kushtetutës së Kosovës, garanton Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës. “Në Berlin, pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë, me autorizim timin si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jenë Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …