leoni

MINISTRI LEKAJ I VENDOSUR PËR TRANSPARENCË NË MINISTRINË E INFRASTRUKTURËS

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Institutin Demokratik të Kosovës, për lejimin e qasjes në dokumentet publike në Ministrinë që ai drejton. Ministri Lekaj si nikoqir i ceremonisë së nënshkrimit mes të tjerash theksoi se kjo marrëveshje lehtëson qasjen në dokumentet publike duke u bazuar në ligjet aktuale. “Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të hapur për të qenë transparent para taksapaguesve të Kosovës por edhe të gjitha institucioneve të tjera, që shfaqin interesim për kontratat dhe dokumentet tjera brenda ministrisë. Nënshkrimi i këtij memorandumi është njëra nga dëshmitë, se gjithë ajo çka është për publikun dhe nuk sanksionohet me ligj, do të jetë e hapur dhe e qasshme për të gjithë“ – deklaori ministri. Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruari O’Conell, si sponzorues i këtij memorandumi. tha se e përshëndet një iniciativë të tillë, duke e përkrahur projektin, për monitorimin e kontratave të prokurimit me interes të veçantë për qytetarët kosovarë. Ky projekt synon që të rritë mbikëqyrjen nga shoqëria civile ndaj institucioneve të Kosovës, në fushat e ndryshme si në një demokraci të shëndoshë. Memorandumin në fjalë e nënshkruan edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, drejtori i Autoritetit Qendror të Prokurimit Behxhet Rrukiqi, Faruk Hajrizi nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Ismet Kryeziu nga KDI, si implementues të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …