Ministri i Infrastukurës, Dr. Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018. Në deklaratën e ministrit Lekaj thuhet: Sot nënshkrova aneks-kontratën e cila i jep epilog përfundimtar ndërtimit të Autostradës “Arbër Xhaferi”. Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë. Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019.”
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …