Ministri Lekaj merr në dorëzim zyrën për monitorim të të drejtave të pasagjerëve brenda aeroportit “Adem Jashari”

Ministri Lekaj merr në dorëzim zyrën për monitorim të të drejtave të pasagjerëve brenda aeroportit “Adem Jashari”

Sot ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me ç’rast u prit nga Anëtari i Bordit të Drejtorëve njëherit edhe Kryeshef Ekzekutiv i këtij aeroporti, Haldun Firat Kokturk, me të cilin bisedoi për mundësitë e avancimit të  shërbimeve për pasagjerëve. Ministri Lekaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i “ANP Adem Jashrai”, Firat Kokturk, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast ministrit Lekaj iu dorëzuan çelësat e zyrës për monitorim të të drejtave të pasagjerëve, e cila tash e tutje do të jetë në shfrytëzim të Ministrisë së Infrastrukturës, respektivisht Departamentit të Aviacionit Civil.

Ministri Lekaj duke e falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv Kokturk, për bashkëpunimin e vazhdueshëm tha se me vendosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në ambientet e aeroportit, qytetarët do të kenë mundësi ku t’i parashtrojnë ankesat dhe do të udhëzohen nga kjo zyre në lidhje me të drejtat e tyre që iu takojnë. Kurse sa i përket shtimit të numrit të pasagjerëve për 14.5%, krahasuar me vitin e kaluar, Lekaj e ka përgëzuar menaxhmentin e “ANP Adem Jashari” duke shtuar se ky rezultat jep mesazhin që “ANP Adem Jashari” është qendër e pasagjerëve që e lidhë Prishtinën me botën dhe se do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës edhe më tej. Kurse lidhur me mashtrimet e pasagjerëve nga persona dhe kompani të ndryshme, Lekaj tha se kjo dukuri është reduktuar në mënyrë drastike krahasuar me vitet e kaluara edhe kjo zyre që sot zyrtarisht po e hapim brenda ANP’s, do të jetë në shërbim të pasagjerëve, që të mos ndodhin rastet e mashtrimit.

Kryeshefi Ekzekutiv i “ANP Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe dorëzimit të çelësave të zyrës, tek ministri Lekaj, ka pohuar se rritja 14.5% e pasagjerëve tregon se ky vit ka qenë gogja i ngarkuar për “ANP Adem Jashari” dhe se krahas kësaj rritje do të jetë edhe rritja e cilësisë së shërbimeve për pasagjerët. Kurse sa i përket zyrës së monitorim për të drejtat e pasagjerëve, e cila nga sot është në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës, ai tha se kjo zyre krijon kontakt të drejtpërdrejt mes ministrisë dhe pasagjerëve në adresimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.​

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …