leoni

MI LOGO

MINISTRI LEKAJ NJOFTON SE PIKA DOGANORE DO TË ZHVENDOSET NË GLLOBOÇICË

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në rrugën nacionale N 2, Kaçanik-Hani i Elezit, në koordinim të plotë edhe me Ministrinë e Financave, është marrë vendim që pika doganore të zhvendoset në pikën kufitare të Glloboçicës. Ministri Lekaj duke njoftuar se është konsultuar edhe me ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, me të cilin kanë rënë dakord që të mbetet e hapur mundësia e një takimi për koordinim sa më të mirë të menaxhimit të kësaj situate të përkohshme, ka thënë se kanë biseduar edhe me dy ambasadorët e shteteve respektive që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë që të mundet. Tutje Lekaj ka thënë se krejt këto veprime po bëhen për të evituar kolonat dhe pritjet e gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve. Për çdo zhvillim do të jemi bashkë në krye të detyrës më gjitha kapacitetet tona ministrore që të tejkalohet kjo situatë, aspak e dëshirueshme, por mëse e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion”, ka shkruar ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …