MINISTRI LEKAJ: PEJËS PO IA KTHEJMË KONTRIBUTIN E DHËNË PËR LIRI E SHTETNDËRTIM

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtor të tij, të premten inauguroi “Zgjerimin e rrugës në qytetin e Pejës” (Pejë-Prishtinë) dhe “Zgjerimin e rrugës Nacionale, N9, segmenti Klinë – Pejë. Projekti për “Zgjerimin e rrugës në qytetin e Pejës” (Pejë-Prishtinë), ka gjatësi prej 2 kilometra dhe kosto rreth 2.5 milionë euro, kurse ai për “Zgjerimin e rrugës Nacionale, N9, segmenti Klinë Pejë me gjatësi rreth 8 kilometra, ka kosto rreth 8 milionë euro. Këto investime në vlerë rreth 10 milionë euro janë pjesë e programit të Qeverisë së Kosovës, për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës nacionale në mbarë komunat e vendit. I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke iu adresuar medieve dhe qytetarëve në inaugurim të këtyre projekteve deklaroi se inaugurimi i këtyre projekteve ka ndikim pozitiv për qytetarët pejan, zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Rugovës dhe bizneseve të qytetit të Pejës. Ministri Lekaj poashtu tha që Qeveria Haradinaj dhe MI-ja me këto projekte dhe projektet e tjera që do të fillojnë vitin e ardhshëm, qytetit të Pejës po ia kthejnë kontributin e dhënë në vazhdimësi për liri dhe shtetndërtim. Në fund të fjalës së tij, ministri Lekaj, para qytetarëve dha premtimin se vitin që pon vjen do të fillojë rikonstruimi dhe ndërtimi i të gjitha rrugëve të Rugovës në mënyrë që turizmit të kësaj ane t’i kthehet perspektiva dhe vëmendja e merituar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …