leoni

MINISTRI LEKAJ PRITI AMBASADORIN HUNGAREZ DHE ZYRTARËT E KOMPANISË SË NAVIGIMIT AJROR “HUNGARIA KONTROLL”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markus, dhe zyrtarët e kompanisë ajrore hungareze të navigimit “Hungaria Kontroll”. Në këtë takim u bisedua për hapësirën e lartë ajrore të Kosovës e cila mbikëqyret nga kompania “Hungaria Kontroll”në bashkëpunim me NATO-n. Me këtë rast ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin hungarez Markusz dhe zyrtarët e “Hungaria Kontrollit”, për punën të cilën janë duke e realizuar në kontrollimin e  hapësirës së lartë ajrore të Kosovës. Ministri Lekaj kërkoi nga bashkëbiseduesit që të ndihmohet stafi i Agjensionit të navigimit Ajror të Kosovës, me trajnimet adekuate. Ndërsa, ambasadori Markusz, theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria dhe kompania e navigimit ajror “Hungaria Kontroll” do të vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Ambasadori po ashtu tha se Kosova duhet që të vendos se si do të investojë në të ardhmen në investime kapitale si dhe kthimin e këtyre investimeve, në të mirën e zhvillimit të vendit. Në fund të këtij takimi u vendos që të gjenden format e duhura për investime kapitale, konkretisht në disa sisteme që janë të nevojshme dhe që janë kusht i domosdoshëm për t’u plotësuar. Në të njëjtën kohë u tha se nevojiten mjete financiare për të përgatitur burimet njerëzore të Agjensionit për Navigimin Ajror, që në të ardhmen do ta menaxhojnë hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …