Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në një takim njohës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi

Ministri Lekaj priti në një takim ambasadorin Francez në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në një takim njohës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin Chabert për vizitën e tij. Ndërsa, gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror. Me këtë rast, ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin Chabert për ndihmën që ka ofruar Franca deri më tani në Kosovë përmes projekteve të ndryshme e sidomos për punën që po bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari“, nga kompania „Limak“ . Ministri Lekaj vlerësoi se do të vazhdohet me realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …