leoni

Ministri Lekaj priti në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Vjenë, David Ungar-Klein

Ministri Lekaj priti në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Vjenë, David Ungar-Klein

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në një takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Vjenë të Austrisë, David Ungar-Klein. Fillimisht Ministri Lekaj e falënderoi Konsullin e Nderit Ungar-Klein, për vizitën e tij në Minstrinë e Infrastrukturës. Ai e vlerësoi si të rëndësishëm bashkëpunimin me shtetin mik të Austrisë si dhe përkrahjen e këtij shteti dhënë shtetit të Kosovës. Kreu i MI-së tha se Austria na shërben si model se si duhet të ndërtojmë rrugët tona, t’i mirëmbajmë, për arsye se sa herë që shkon në Austri, ka zhvillime pozitive në infrastrukturë.

Më pastaj Ministri Lekaj e njoftoi bashkëbiseduesin për projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Kosovë nga Ministria e Infrastrukturës. “Autostrada në drejtim të Shqipërisë tashmë është e përfunduar. Në fund të këtij viti përfundojnë punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, pastaj është kryer procesi i fizibilitetit dhe janë duke vazhduar procedurat për projektin e ndërtimit të Autostradës me Serbinë si dhe fillimin e punimeve për rrugën me Malin e Zi, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për vendin tonë si ndërtimi në drejtim të Mitrovicës që pritet të fillojë dhe punimet të përfundojnë brenda dy viteve. Do të vazhdohet me projektin e rrugës për Pejë si dhe pritet fillimi i punimeve për Autostradën e Dukagjinit, që i lidh të gjitha qytetet, me ç‘rast përfundohet edhe qarkorja e autostradeve dhe këtu përfundon realizimi i ndërtimit të autostradave. Jemi të përkushtuar që brenda 4 viteve rrugët tona të jenë sipas standardeve evropiane si dhe të përfundohen autostradat e që me këtë do të ketë lidhje më të mirë të qyteteve të Kosovës, por edhe me shtetet rajonale.” -vlerësoi Ministri Lekaj. “Donacionet evropiane kanë munguar në mbështetje të Kosovës sa i përket ndërtimit të rrugëve dhe të gjitha projektet e tilla janë përfunduar nga buxheti i Kosovës. Investimet në të ardhmen në infrastrukturën rrugore do të pëqendrohen edhe në sinjalistikën e rrugëve, ndriçimit dhe sigurisë së qytetarëve.” – theksoi ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …