MINISTRI LEKAJ PRITI NË TAKIM SHEFEN E ZYRËS SË BE-SË NË KOSOVË, NATALIYA APOSTOLOVA

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova, të cilën e ka informuar për projektet aktuale të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Republikës së Kosovës dhe për ato në të ardhmen lidhur me agjendën e konektivitetit për projektet ndërkufitare. Ministri Lekaj ka diskutuar me Apostolovën edhe për takimin e mbajtur në Sofje në mes ministrave të vendeve të rajonit dhe për përgatitjet për Samitin e Sofjes që do të mbahet në muajin maj, me temë kryesore transportin. Ndërkaq, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për zhvillimet aktuale e politike në vend për procesin e liberalizimit të vizave, si një çështje e rëndësishme dhe që i bënë qytetarët e Kosovës të barabartë me të gjithë qytetarët e rajonit dhe më gjerë. Znj. Apostolova e konfirmoi se Bashkimi Evropian është shumë i angazhuar në agjendën e konektivitetit, në mënyrë që të krijohen lidhje dhe korridore ndërkufitare në mes vendeve dhe për të cilat ka mundësi financimi përmes instrumenteve financiare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …