MINISTRI LEKAJ PRITI NJË DELEGACION NGA HUNGARIA

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim delegacionin hungarez të kryesuar nga Istvan Joo, Komisioner Ministror i ngarkuar për kredi dhe ndihmë, Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Laszlo Markusz,  Atilla Galmabos, President i Sektorit për Ballkanin Perëndimor në Odën Ekonomike Hungareze dhe Tamas Gergely, Atashe për Tregti dhe Shkëmbime Tregtare në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e shumta të bashkëpunimit në të ardhmen mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e financimit të projekteve me anë të kredive të buta nga ana e shtetit të Hungarisë. Ministri Lekaj i ka falënderuar mysafirët dhe ka garantuar se ai dhe ministria që drejton janë të interesuar për bashkëpunim me Hungarinë në projekte të ndryshme infrastrukturore. Ndërkaq Istvan Joo në cilësinë e kryesuesit të këtij delegacioni ka falënderuar ministrin për pritjen duke e njoftuar atë për mundësitë e bashkëpunim që shteti i Hungarisë ofron për shtetin e Kosovës. Ministri Lekaj ka premtuar se ai dhe Ministria e Infrastrukturës do të jenë partner serioz dhe të fuqishëm të projekteve në të cilat, shteti i Kosovës dhe qytetari janë përfituesi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …