MINISTRI LEKAJ SHPALOS DETAJE RRETH PROJEKTIT TË AUTOSTRADËS PRISHTINË-GJILAN

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj dhe zëvendësministri Rexhep Kadriu, kanë mbajtur një konferencë për gazetarë, pas interesimit të madh të këtyre të fundit lidhur me nënshkrimin e kontratave të operatorëve për ndërtimin e autostradës A 7.1 Prishtinë-Gjilan. Fillimisht ministri Lekaj tha se nënshkrimi i kontratës për këtë projekt është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Anamoravës, por edhe të tërë vendit, ngase kjo autostradë lidhë Gjilanin me pjesët e tjera të Kosovës.  Lekaj duke dhënë detaje për këtë projekt, fillimisht tha se autostrada do të kushtojë 88 milionë euro, do të jetë në një gjatësi prej 22.3 kilometra dhe se punimet pritet të fillojnë në pranverë të këtij viti dhe do të zgjasin 30 muaj. Ndërkaq zëvndësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, duke folur për rëndësinë e kësaj autostradë, ka thënë se kjo autostradë do t’i lidhë Anamoravën me Luginën e Preshevës. Kadriu ka treguar se autostrada do t’i ketë tri kuçje duke filluar me atë të Banullës, pastaj një në Zhegovc dhe e fundit do të jetë në Bresalcë. Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesimit të medieve rreth mundësisë së publikimit të kontratave të nënshkruara, ministri Lekaj ka thënë se ato do të publikohen sapo të jenë gati dhe se secili qytetar i vendit do ta ketë mundësinë që të njoftohet me to. Ndërkaq ministri Lekaj po ashtu ka siguruar se nuk do të ketë ndryshim të projektit edhe pse kishte tentativa për ta bërë një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …