MINISTRI LEKAJ, TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E KOMPANISË “BECHTEL-ENKA”, LIDHUR ME RASTIN E NDODHUR NË AUTOSTRADË

Pas ngjarjes tragjike afër punishtes së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtorë i kompanisë Bechtel & Enka, janë takuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe drejtor i kompanisë Bechtel&Enka, Riyadh Alkhazjari.

Gjatë këtij takimi u diskutua situata në këtë kohë të pas fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk dëshirojmë të lëshohemi në deklarata.

Ne, në këto momente, ndjejmë keqardhjen tonë dhe i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pa ndalshëm me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës.

Ne do të jemi afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …