leoni

Rruga Kaçanik-Han i Elezit e ndaluar javë me parë për qarkullim do të jetë e hapur nga dita e sotme

Ministri Lekaj thotë se mbyllja e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, nuk u bërë për teke personale por më vlerësimin e ekspertëve

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar pas shkrimeve të publikuara sot në media, lidhur me vendimin për ndalim të qarkullimit rrugor në segmentin Kaçanik-Hani i Elezit.  Lekaj në reagimin e tij, ka thënë se vendimi për mbylljen e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, nuk është bërë për teke personale, por pas vlerësimit të ekspertëve. Ky vendim kishte ngjall reagime të mëdha, madje u kërkuar edhe shkarkimi i Lekajt nga posti i ministri.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Haradinaj, kërkoi që ky i fundit së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, të vizitonin kryetarët e komunave në fjalë, ose në të kundërtën do të kërkojnë publikisht shkarkimin e ministrit. Edhe kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, për lajmi.net bëri të ditur se e mbështet një propozim të tillë të nënkryetarit për arsyen se ministri Lekaj nuk ka kontaktuar me ta për veprimet e ndërmarra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …