Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka prezantuar projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Skenderajt. Lekaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook, ka thënë se për vitin 2019 për këtë komunë do të shpenzohen 1.66 milion euro.
Shkrimi i plotë i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
Javën po e fillojmë më shpalosjen e projekteve infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn. Një buxhet prej 1 milion e 660 mijë euro, në 2019-ën do të shpenzohet në këto projekte: Ndërtimi i rrugës Açarevë – Siqievë dhe Açarevë – Plluzhinë.
Ndërtimi i rrugës Kotorr – Qubrel.
Ndërtimi i rrugës Syreigan – Pemishtë.
Ndërtimi i rrugës në Polac.
Ndërtimi i rrugës Kuqicë- Tërnavc
Ndërtimi i rrugës Skenderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc).
Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re – Rezallë e Vjetër. Me qëllim të përfundimit të këtyre projekteve, për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro. Vazhdojmë punën në secilën komunë, që t’u ofrojmë qytetarëve rrugë cilësore, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.