leoni

MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E BB-SË, BERZH-IT DHE TË KE-SË

Në ditën e dytë të punimeve që po zhvillohen në kuadër të konferencës për TEN-T, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është takuar me përfaqësuesit e Bankës Botërore Baher El-Hifnaëi, Udhëheqës Ekonomik për Transport,  Gaviria, Menaxher për Evropë dhe Azinë Qendrore, dhe përfaqësuesin e Komisionit Evropian Alain Barron, me të cilët ka biseduar për projektet e infrastrukturës rrugore dhe mënyrat e financimit të tyre. Veçanërisht gjatë bisedës me përfaqësuesit e BB-së dhe Barron, është biseduar për vazhdimin e segmentit të rrugës R7 në drejtim të Merdares për të cilin projekt Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar studimin e fizibilitetit. Nga përfaqësuesi i KE-së, Alian Barron, ministri Lekaj ka kërkuar përkrahje për tejkalimin e problemeve që po hasën në fushën e transportit rrugor dhe hekurudhor në raport me Beogradin. Ministri Lekaj, po gjatë këtyre punimeve të konferencës për TEN-T, është takuar edhe me zonjën Barret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën ka diskutuar për vazhdimin e projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH-. Ministri Lekaj është shprehur se Ministria që ai drejton do t’i kryej detyrat e veta me kohë dhe me përgjegjësinë me të lartë, në mënyrë që qytetarët e vendit tonë t’i gëzojnë frytet e punës dhe investimeve në rrugë dhe hekurudha sa më shpejtë. Zonjës Barret i është bërë e ditur po ashtu se Ministria e Infrastrukturës do të fillojë shumë shpejtë projektin Kijevë -Zahaq që është financim përmes kredisë së BERZH-it, Bankës Investive Evropiane dhe Buxhetit të Kosovës. Ministri Lekaj duke e falënderuar znj.Barret për bashkëpunimin e institucionit që përfaqëson, e ka garantuar atë se nuk do të lejohet, që për shkak të neglizhencës njerëzore të ketë prolongime dhe pengesa në materializimin e kredive që janë nënshkruar dhe në zbatimin e projekteve infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …