Kosova është i informuar që komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet vendore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj. Teksa komunat në veri të Kosovës kanë nisur mësimin nga distanca me vendim të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, Likaj ka thënë se vendimet e autoriteteve të Kosovës “vlejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë”. Gjatë vizitës në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Likaj ka thënë se para disa ditësh ka qenë në pjesën veriore të Kosovës dhe se në ditët në vazhdim do të vazhdojë vizitat. MASH-i ditë më parë vendosi që të shtyjë fillimin e vitit të ri shkollor për datën 14 shtator.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …