Ministri Lleshaj: Në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%

Ministri Lleshaj: Në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%

Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë. Lleshaj duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%. “Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj. Ministri i Brendshëm shqiptar tha se duhet t’i përmirësojnë portat hyrëse të Shqipërisë dhe të krijohen kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë pasi është i rëndësishëm edhe për turizmin në vend. “Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cenohet”, tha Lleshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …