Pas raportimit të Sindikatës së punëtorëve, Menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit para Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala të premten është paraqitur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ai ka shtuar se gjendja në Telekom nuk është e mirë për shkak të rritjes së punëtorëve e shpenzimeve. Ai ka shtuar se në vazhdimësi kanë kërkuar raportim për gjenden në Telekom por raportimi është kryer gjithmonë për vitin që lëmë pas e ligji e parasheh raportimin çdo 3 muaj. Ndërsa i pyetur nga anëtarët e Komisionit për mos fillimin e zbatimit te kodit *383, Lluka ka thënë se duhet paguar 3 milionë euro. Ai ka ripërsëritur se Telekomi është buzë falimentimit. Blerta Deliu ka pyetur për rastin e anëtarit të Bordit të Telekomit që ka punësuar katër fëmijët e tij. Ndërsa Lluka ka thënë se janë në pritje të një vendimi të Gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …