Me ftesë të komisares për transport, Violeta Bulc, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, po merr pjesë në konferencën rajonale “Plani investiv për Evropë”, të organizuar nga Komisioni Evropian. z. Zharku ishte pjesëmarrës i panelit të kësaj konference, në të cilën foli mbi projektet infrastrukturore rrugore dhe hekurudhore në Kosovë. Në fjalimin e tij, theks të veçantë i kushtoi vazhdimit të autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdare, ndërtimit të rrugës Kijevë – Pejë, zgjerimit të rrugëve hyrëse në Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, rikonstruktimit të hekurudhës Leshak – Hani i Elezit, si dhe projektit që është në përgatitje e sipër, autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Ministri z. Lutfi Zharku, gjatë konferencës u shoqërua nga ambasadori i vendit tonë në Republikën e Sllovenisë, z. Nexhmi Rexhepi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …