Ministri Lutfi Zharku merr pjesë në takimin vjetor të SEETO-s

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, po qëndron në Tiranë, ku po merr pjesë në takimin e 11-të vjetor të ministrave të transportit për zhvillimin e zgjatimit të rrjetit kryesor dhe gjithëpërfshirës TEN-T në Ballkanin Perëndimor.   Në këtë takim, në të cilin po marrin pjesë ministrat e transportit të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të SEETO-s, ministri Zharku prezantoi punën që po bën Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës në forcimin e sektorit të infrastrukturës si kontribues kryesor në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme. Ai me këtë rast theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për  promovimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rajonale nëpërmjet strategjive kombëtare dhe iniciativave bashkëpunuese rajonale. Në fjalën e tij ministri Zharku përmendi të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, duke veçuar finalizimin e pjesës së Rrugës 7, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Serbinë, finalizimin e Rrugës 6 Prishtinë-Shkup, ndërtimin dhe rikonstruktimin e linjave hekurudhore, si dhe projektet e tjera të rëndësishme për zhvillimin e metejmë të rrjetit gjithëpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …