leoni

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Bashkim Jashari po marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Bashkim Jashari po marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, po marrin pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që po zhvillohet sot në selinë e NATO-s në Bruksel. Takimi drejtohet nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Për herë të parë, pjesëmarrësve iu drejtua edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili shprehu falënderimin e popullit të Ukrainës ndaj ministrave dhe shefave të mbrojtjes të pranishëm për ndihmën e ofruar vendit të tij. Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni. Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …