Ministri Maqedonci paralajmëron për rrezikun nga Serbia, FSK-ja e gatshme për sfida

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar sërish për rrezikun që beson se i kanoset nga Serbia, duke theksuar se ushtria është e gatshme të përballet me çdo sfidë. Kosova duhet të përgatitet për t’u ballafaquar me rreziqet që vijnë nga Serbia, veçanërisht përderisa ekziston vullneti politik në Serbi që e konsideron Kosovën pjesë të saj. “Përderisa mungon vullneti i institucioneve serbe, sidomos i lidershipit politik, për të nënshkruar marrëveshjen dhe për t’u qasur dialogut me seriozitet, ky rrezik nuk ka kaluar. Prandaj, ne duhet të përgatitemi jo vetëm për këtë rrezik, por për të gjitha rreziqet që mund të kërcënojnë integritetin territorial dhe rendin kushtetues,” tha Maqedonci. Ai theksoi se ushtria e Kosovës është e gatshme të përballet me çdo kërcënim ndaj territorit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …