leoni

Ministri Maqedonci pranon se nga FSK-ja lanë larguar 190 pjesëtarë, por shton se për 300 pozita kanë aplikuar 1. 555 kandidatë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke raportuar para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është pyetur lidhur  largimin e ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ai   ka thënë se 190 pjesëtarë janë larguar sivjet, por se ky trend nuk është vetëm në Kosovë, por edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar. Ministria e Mbrojtjes “mbetet e inkurajuar” nga aplikimet e reja, për çka tha se kanë aplikuar 1 mijë e 555 persona për 300 pozita: pra, gjashtë për një pozitë. Për këtë qëllim kemi kërkuar nga drejtoria e burimeve njerëzore të bëjë plan të mbajtjes së personelit. Nuk është vetëm trend te ne. Është edhe statistikë. Ministri Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës  po vazhdon të furnizohet me armë edhe këtë vit si vitet e kaluara “sipas formatit shtet më shtet dhe shtet me prodhues.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …