Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Jeffrey M. Hovenier. Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe fillimin e misonit diplomatik në vendin tonë, Ministri Mehaj i shprehu edhe mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai, gjithashtu, theksoi se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, që u kurorëzua edhe me pjesëmarrjen e kontingjentit të parë të FSK-së në misionin e parë jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane. Ambasadori Hovenier, premtoi se SHBA, përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …