MINISTRI MUHARREMI NËNSHKOI TRI UDHËZIME ADMINISTRATIVE

Ministri i Infrastrukturës  Hanefi Muharremi, nënshkroi tri udhëzime administrative: për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për licencimin e menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për licencimin e operatorëve hekurudhorë. Udhëzimi Administrativ, me numër 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit, ka për qëllim që të përcaktoj kushtet dhe kriteret për marrjen e autorizimeve, përtëritje e autorizimeve, pezullimin dhe revokimin e autorizimit, mënyrën e mbajtjes së trajnimit në fushën e patentë-shoferit si dhe çështjet e lidhura e to. Ndërsa, Udhëzimi Administrativ, me numër 18/2017,  për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për licencimin e menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore, ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.03/2012, për licencimin e menaxherëve hekurudhorë. Ndërkaq, Udhëzimi Administrativ me numër 17/2017, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për licencimin e operatorëve hekurudhorë, ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ, me numër 02/2012, për licencimin e Operatorëve të Transportit Hekurudhor.

Të tri Udhëzimet Administrative, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit ë ministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …