Hekuran Murati

Ministri, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja e pagës minimale është kundërshtuar nga Këshilli Ekonomik Social

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë me dije se nuk ka kaluar propozimi për pagën minimale që parashihej të jetë 264 euro.  Ministri Murati ka shkruar se rritja e pagës minimale është kundërshtuar nga Këshilli Ekonomik Social (KES). Ai ka kundërshtuar përfaqësuesit e sindikatave për mospërkrahjen e propozimit për rritjen e pagës minimale. Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.  Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.  Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.  Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.  Krejt çka arrihet me këtë mos votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, ka shkruar Murati.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …