Ministri Mustafa merr përkrahje nga UNDP për mbështetjen e sektorit të pylltarisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion të UNDP-së, të kryesuar nga koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson. Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, me theks të veçantë në sektorin e pylltarisë. Ministri Mustafa, i ka njoftuar ata për objektivat e MBPZhR-së për këtë vit, si dhe planet e ministrisë për investimet në sektorin e pylltarisë. Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga koordinatorja Richardson për përkrahjen e mëtejme të projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend. Në anën tjetër, koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e sektorit të pylltarisë në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …