Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Ministri Mustafa takoi virtualisht përfaqësuesit e prodhimit të mishit të zogut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një takim online me përfaqësuesit e prodhuesve të mishit të shpezëve, ka diskutuar për gjendjen e këtij sektori dhe sfidat me të cilat ata përballen në veprimtaritë e tyre. “Angazhimi im është që çdo sektor i bujqësisë ta ketë përkrahjen tonë, për të siguruar që secila veprimtari e juaja të fuqizohet edhe më tej, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë Ministri Mustafa. Me këtë rast, Ministri Mustafa i ka njoftuar ata me programet mbështetëse të subvencioneve dhe granteve. Gjithashtu, ka theksuar se do të vazhdoj të jetë afër prodhuesve vendor, për t’i tejkaluar së bashku të gjitha sfidat me të cilat ata përballen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …