Ministri Mustafa thotë se do të mbështetën sektorët e bujqësisë që janë prekur nga pandemia e virusit korona

Ministri Mustafa thotë se do të mbështetën sektorët e bujqësisë që janë prekur nga pandemia e virusit korona

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, deklaroi sot se ministria që ai drejton do të vazhdojë mbështetjen për bujqësinë, sidomos në sektorët të cilët janë më të prekur nga pandemia COVID-19. Ai gjatë një takimi me kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci, tha se mbështetje e veçantë do të ketë sektori i përpunimit të mishit, në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe të vazhdohet me fuqizimin e punës së këtij sektori të rëndësishëm. Ministri Mustafa ka theksuar se do të vazhdojë përkrahja e MBPZHR-së përmes programeve mbështetëse të subvencioneve dhe granteve. Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe e ka njoftuar për situatën në të cilën ndodhet ky sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …