Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në “Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, në Manastir të Maqedonisë së Veriut. Kjo është hera e parë që një ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë viziton zyrtarisht Manastirin, aty ky 100 vite më parë, u zyrtarizua alfabeti i gjuhës shqipe. Kreu i diplomacisë Cakaj, dhuroi materiale të rëndësishme historike të ruajtura në arkivin e shtetit shqiptar, të cilat për vite me rradhë i mungonin Muzeut të Alfabetit. Këto materiale historike, sipas Cakaj shërbejnë në forcim të mbamendjes kombëtare e pasurimit të mëtejmë të Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe.Bëhet fjalë për korrespondencat dhe ftesat mes delegatëve, verbalet e punimeve të Kongresit, disa fotografi, si dhe vulën e shoqërisë literale “Ylli i Mëngjesit” të motrave Kajtazi. Tashmë këto materiale i janë shtuar fondit historik të Muzeut të Alfabetit, në Manastir. Gjatë qendrimit në Manastir, Ministri në detyrë Cakaj vizitoi gjithashtu Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …