Kosova është renditur në vendin e tretë nga fundi në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2018. Në këtë testim ku kanë marrë pjesë 79 shtete, Kosova ka lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet. Rezultatet e PISA 2018 i ka komentuar ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se rezultatet nuk janë ato që kanë pritur. “Ajo çka ne kemi prit të kemi një rezultat më të mirë, nuk kemi rezultat më të mirë. Nuk janë ato rezultatet të cilat ne do të dëshironim ti kemi sot. Në pjesën e matematikës kemi rritje dhe në pjesën e leximit, në krahasim me vitin 2015. Ajo që është vërejtur është se kemi rënie në shkencë. Ndoshta në rezultat në shkencë ka ndikuar mbajtja e testit në mënyrë digjitale”, tha ai.
