Ministri në largim i Financave, Agim Krasniqi: Për pensionet e veteranëve të UÇK-së duhen edhe 28 milionë euro

Ministri në largim i Financave, Agim Krasniqi: Për pensionet e veteranëve të UÇK-së duhen edhe 28 milionë euro

Qeveria e ardhshme e Kosovës do të përballet me sigurimin e pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së, numri i të cilëve po rritet për çdo ditë. Veteranët për muajin e kaluar kanë marrë vetëm nga 50 euro, pasi që Qeveria në detyrë nuk ka pasur mjete për t’i paguar ata pasi që rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet nga institucionet në detyrë. Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për “Kosovapress”, ka theksuar se momentalisht çështja e veteranëve është e ngrirë, pasi që nuk ka mjete për ta dhe se këtë obligim e ka Qeveria e re. Ai ka sqaruar për pensionet e veteranëve të UÇK-së duhen edhe 28 milionë euro. “Buxheti i ndarë për veteranët për vitin 2017 ka qenë 38 milionë euro dhe pagesat janë bërë me rregull me përjashtim të muajit të fundit, për shkak se tash numri i veteranëve ka mbërri mbi 33 mijë e 178. Ka qenë një vendim i përbashkët që e kemi marrë në Zyrën e Kryeministrit së bashku me Ministrinë e Punës dhe shoqatat, ku kemi ndarë 1.7 milion euro sa ka qenë mbetja në mënyrë lineare për të gjithë veteranëve. Me këtë është përmbyll buxheti që është ndarë. Për të plotësuar nevojat tjera që janë këtë vit edhe për shkak të mos funksionimit në kohë të Komisionit për riklasifikim nevojiten edhe diku rreth 27-28 milionë euro”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …