leoni

Ministri në largim i MPB-së, Flamur Sefaj: Nuk u pajtova me arsyet për shkarkimin tim

Sefaj është shkakruar për shkak të arrestimit të Gjuriqit dhe jo të dëbimit të 6 gylenistëve nga Kosova për në Turqi

Ministri i brendshëm, Flamur Sefaj, ka treguar përse nuk ishte dakord me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e tij.  Sefaj ka thënë se ishte privilegj që i ka shërbyer vendit për 7 muaj rresht. Sipas tij, aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ishte në mbrojtje të Kushtetutës. Të dashur qytetarë, edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme. Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike”, ka shkruar Sefaj. Në saje të këtij sqarimi bëhet e ditur se Sefaj është shkakruar për shkak të arrestimit të Marko Gjuriqit, i cili kishte hyrë në Kosovë pa  marrë leje dhe jo të dëbimit të 6 gylenistëve nga Kosova për në Turqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …