Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Ministri, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia nuk mund të dërgojë forca të sigurisë në Kosovë pa u pajtuar edhe me KFOR-in

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia nuk mund të dërgojë në Kosovë forca të sigurisë pa u pajtuar për këtë çështje edhe  me KFOR-in. E në këtë rast, ai ka thënë se KFOR-i as që është duke e menduar këtë opsion. Me sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244, Serbia në Kosovë mund të dërgojë 1000 forca të sigurisë, vetëm me miratim dhe koordinim me KFOR-in.  Rashiq  këtë vlerësim e ka bërë pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia po e konsideron dërgimin e 1000 trupave të sigurisë në Kosovë. Rashiq u shpreh  se është e rëndësishme që të ketë qetësi në veriun e Kosovës, në mënyrë që të mos shkohet deri te përleshjet.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …