Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta pranojë një Asociacion ose një vet-menaxhim, pasi, sipas tij, është në interes të Kosovës, Jam optimist i madh, pasi Qeveria, ose cilëndo qoftë që do të vijë, do ta pranojë një Asociacion, sepse, kjo është mënyra e duhur dhe mënyra evropiane. Rashiq thotë se draft-statuti i Asociacionit nuk paraqet rrezik për multietnicitetin, sovranitetin, as nivelin e tretë të qeverisjes. Unë shoh vetëm aspekte pozitive. Marrëveshjet e tilla, sa i përket fuqizimit të të drejtave të grupeve të ndryshme ose komuniteteve janë absolutisht një nivel standard në shumë shtete të Evropës, prandaj duhet ta kuptojmë dhe mund ta marrim shembull mostrën e shteteve tjera. Atje njerëzit po jetojnë shumë mirë, edhe pse flasin shumë gjuhë tjera, saktësoi ministri Nenad Rashiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …