Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e shpall Peter Handke person të padëshiruar në Kosovë

Pacolli dorëzon në Prokurorinë Speciale një material me 10 mijë faqe dëshmi për krimet e Serbisë në vendin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behxhet Pacolli, ka treguar sot se do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale një material me 10 mijë faqe dëshmi për krimet e Serbisë në vendin tonë. Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se këto dokumente tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë.  Sipas tij, shteti ynë nuk duhet të pranojë revizionizmin historik por duhet duhet të punojë për t’i dokumentuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. Ai ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës. “Ne ia kemi borxh viktimave të këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ne ia kemi borxh edhe vetvetes, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë nëse ndriçojmë ditët e errëta të së kaluarës. Është një detyrim moral ndaj njerëzimit”, është shprehur Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …