Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, po qëndron në Jordani në forumin Ekonomik Botëror. Atje, sot është takuar me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak. “Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak. Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojmë që të bëhemi pjesë”, ka shkruar Pacolli. Në frymën e bashkëpunimit, thotë Pacolli, “me ftesën time, Lajçak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …