Kosova e ka bërë edhe një hap të radhës për anëtarësimin e saj në INTERPOL. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxht Pacolli, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, -it me seli në Lyon të Francës ka debatuar rreth aplikimit të Kosovës në këtë organizatë. Sipas tij, ky Komitet ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it. Pas këtij vendimi, Pacolli i ka bërë thirrje Serbisë që ta thërret zërin e arsyes dhe siç thotë ai, të mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë.
