Ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli ka përgënjeshtruar shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq i cili kohë më parë kishte lajmëruar se Guinea Bissau ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës. Duke komentuar këtë lajm, ministri ynë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka theksuar se shteti afrikan Guinea Bissau nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Dje e kemi vizituar presidentin e Guinea Bisau dhe prej janarit do të kemi marrëdhënie diplomatike me Guinea Bissau. Njohja e Guinea Bissau nuk është tërhequr, Kosova është njohur në vitin 2010 me një notë verbale nga presidenti që nuk jeton më, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Forumin 2015 ku u diskutua për spektrin e politikave të Bashkimit Evropian në raport me vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …