Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli ka reaguar ndaj raportit të UNMIK-ut të prezantuar në OKB dhe ndaj ministrit të Jashtëm serb. Derisa këtë mision e quan jo miqësor në Kosovë, homologun e tij serb e quan gënjeshtar. “Ishte krejtësisht e papranueshme prezantimi i shefit të misionit të UNMIK-ut. Ai nuk tregoi keqardhje për sjelljen e papranueshme të stafit të tij. Momentin kur një mision ndërkombëtar përdoret për të krijuar pengesa në sundimin e ligjit dhe rendit dhe ndaj shtetit të Kosovës ata do të marrin gjithmonë përgjigjen e njëjtë. Kosova nuk ndjen keqardhje, ne kemi vepruar si shtet dhe si i tillë do të bëjmë gjithë kohën. Stafi i UNMIK-ut po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Pacolli.
