Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka thënë se Kosova mirëpret udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian. Ai duke iu referuar emërimit të mundshëm të spanjollit Josep Borrell në krye të diplomacisë evropiane, ka shkruar se origjina kombëtare nuk mund të luaj rol në politikën e jashtme të BE-së. Ministri ka thënë se ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet me Evropën dhe që ajo të marrë një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Çdo vonesë e mëtejshme nuk ka arsye. Sikurse ka konfirmuar Komisioni Evropian dhe Parlamenti, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk duhet të ketë arsye politike që pengojnë këtë proces teknik ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …