Ministri Pal Lekaj, ka thënë se Ligji për Automjete ia mundëson EuroLabit të posedojë licencën për periudhë të pacaktuar. Këtë deklaratë ministri Lekaj e ka bërë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku ka raportuar lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. Ai tha se çdo mjet i prodhuar jashtë vendit duhet të pajiset me një leje. Sipas tij, tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol. Unë si ministër i Infrastrukturës jam i obliguar që me përpikëri të aprovoj Ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës. Çmimi është përcaktuar në kohën e ish-ministrit Fatmir Limaj dhe Ahmet Shala”, tha Lekaj. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajramin kritikoi ministrin Lekaj për prezantim të ligjit gjatë raportimit të tij derisa i parashtroi disa pyetje atij lidhur me homologimin. Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, pyeti se ku qëndron arsyeja që ministri Lekaj dëshiron të vazhdojë kontratën e Eurolab-it edhe për 10 vjet të tjera. Deputeti, Memli Krasniqi i PDK-sp, tha se ligji i automjeteve është i keq, pasi që ka 7-8 muaj që nuk po mund të miratohen disa pika të tij. Gjatë debatit në Kuvend ka pasur edhe përplasje verbale mes ministrit Pal Lekaj dhe deputetëve të Opozitës.
