Ministri Pal Lekaj, priti homologun e tij nga Mali i Zi, Osman Nurković, biseduan për tema bashkëpunimi në infrastrukturë

Në ambientet e Ministrisë së infrastrukturës me ftesë të ministri Pal Lekaj, erdhi ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurković. Ministrat Lekaj e Nurković biseduan për një sërë temash dhe projektesh bashkëpunimi në infrastrukturën rrugore, ajrore dhe hekurudhore, e që kanë rëndësi për qytetarët e të dyja vendeve, por edhe për lidhjen e korridoreve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e të dyja vendeve me Evropën. Në këtë takim ministrat e të dyja vendeve kanë biseduar edhe për tunelin Pejë-Rozhajë, projekt ky i cili do ta shkurtojë distancën mes dy vendeve dhe do të lehtësoj qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve mike, si dhe për mundësinë e heqjes së sigurimeve kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe lidhjen hekurudhore mes dy vendeve tona. Po ashtu ministrat e të dyja vendeve biseduan edhe për projektin e rrugës Deçan-Plavë i cili projekt tashmë ka filluar së implementuari në pjesën e Kosovës, kurse Nurković dha zotime se edhe pala e Malit të Zi do ta vazhdojë këtë projekt nga kufiri e deri në Plavë. Pas takimit të dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për media. Kjo vizitë dhe ky takim është vazhdimësi e takimeve dhe qëndrimeve të harmonizuara që ministrat, Lekaj dhe Nurkoviç i kanë pasur edhe në samitet ndërkombëtare, që janë mbajtur, siç është ai i Brukselit, Sofjes, Lubjanës dhe takime të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …