leoni

Ministri, Pal Lekaj, takoi inspektorët e infrastrukturës dhe kërkoi rigorozitet e materializim të ligjit në terren

Ministri, Pal Lekaj, takoi inspektorët e infrastrukturës dhe kërkoi rigorozitet e materializim të ligjit në terren

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, takoi inspektorët e Inspektoratit të Ministrisë së Infrastrukturës, nga të cilët ka kërkuar që të mos bien pre e neglizhencës së individëve apo kompanive që bien ndesh me ligjin.

“Të materializohet ligji në teren, të mos kursehet askush që ka rënë ndesh me ligjin, qoftë kompanitë që ndërtojnë rrugët, ato që i mirëmbajnë, të kontrollohen kyçjet në rrugët magjistrale, nacionale dhe autostrada, panot reklamuese, kontrollat teknike, autoshkollat, njësitë e patentë shoferit, stacionet e autobusëve dhe mirëmbajtja e linjave të transportuesve të udhëtarëve dhe të gjitha të tjerat që janë në domenin e Departamentit të Inspektoriatit”, u tha ministri Lekaj, inspektorëve të MI-së.

Ministri Lekaj, u ka ofruar mbështetje të parezervë inspektorëve kurdo që ata kanë nevojë dhe kudo që kërkohet, duke u ofruar mbështetje të plotë edhe inspektorëve të rinj në kryerjen e detyrave të tyre, për rrugë më të sigurta, dhe siguri më të madhe për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, ngase duhet vepruar që të mos ketë më aksidente të shumta me humbje jete dhe me lëndime trupore për qytetarët tanë.​

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …