MINISTRI PAL LEKAJ TAKOI NDËRMARRËSIT KOSOVAR NË GJERMANI

Në vazhdim të vizitës në Gjermani, ku është duke qëndruar me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu dhe me bashkëpunëtorë, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, pos anës zyrtare, po përpiqet që ta shfrytëzojë rastin ti takoi edhe përfaqësuesit e diasporës sonë në Gjermani, për të parë nga afër edhe sukseset e diasporës sonë atje, ngase ajo paraqet një potencial të jashtëzakonshëm investues, për të cilin së shpejti do të krijohen mundësitë që ato investime t’i rrisin dhe t’i orientojnë në Republikën e Kosovës. “I këtillë ishte disponimi i bashkëqytetarëve tanë, të cilët me të drejtë dhe me mjaft zhgënjim deklaruan se deri tash në Kosovë nuk kanë pasur partner, por as mundësi partneriteti me shtetin e vet Kosovën”, deklaroi ministri Pal Lekaj në prononcimin e tij. “Unë iu garantova se prej tash do të bëjmë çdo gjë që është e mundur dhe ligjore që t’i ngrohim raportet në mes të Kosovës dhe diasporës, sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë synimet për zhvillim ekonomik e për punësim të rinisë”, tha ministri Lekaj. Në fund, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i falënderoi ndërmarrësit kosovarë, që veprojnë në Gjermani (KELMENDI GMbH në Essen Import – Eksport, fabrikën “ROGRO” në Iserlohn etj.), për sukseset që po i arrijnë në tregun gjerman dhe për punësimin e dhjetëra shqiptarëve atje, të cilët në mënyrën më të mirë po e promovojnë atdheun e tyre, Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …