leoni

MINISTRI PAL LEKAJ VIZITOI SOT KLINËN, NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KRYETARIN E KËSAJ KOMUNE

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu, vizitoi komunën e Klinës. Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj dhe diskutuan për planet infrastrukturore dhe aktivitetet e parapara në infrastrukturën rrugore të Klinës. Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Elezaj nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë komunë. Në fjalimin e tij adresuar mediave, ministri Lekaj u zotua se Ministria e Infrastrukturës do të jetë mbështetje e fuqishme e Klinës, në mënyrë që të gjitha projektet infrastrukturore të implementohen me kohë dhe brenda rregullave ligjore. Duke falënderuar ministrin Pal Lekaj, kryetari Zenun Elezaj deklaroi, ”Jemi  në mbështetje të projekteve të cilat kanë qenë në vazhdimësi, por edhe projekte të reja që do fillojnë në infrastrukturë për komunën e Klinës e që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës Sferkë-Përqevë, transitit apo unazës së qytetit e cila do të fillon së shpejti me firmosjen e këtij memorandumi, rrugët e fshatit Poterq, rrugët e fshatit Krushevë e Madhe dhe pjesë të rrugëve të tjera të cilat kanë filluar vitin e kaluar dhe do të vazhdojnë edhe këtë vit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …