MINISTRI PAL LEKAJ, ZYRTARISHT PRANOI POZITËN E MINISTRIT NGA ISH-MINISTRI HANEFI MUHARREMI

U bë dorëzim pranimi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, të hënën ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuara deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.

Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin  Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së, Pal Lekaj, falënderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri.

Dorëzim Pranimi u bë në zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …